Aktualitet

Video/ “Mos më prek me dorë”, banorët e Matit neutralizojnë fadromën në Zall Gjoçaj: S’keni shanse të ngrinin HEC

26 Tetor 2019, 15:21 Nga DOSJA
Video/ “Mos më prek me dorë”, banorët e Matit

MATDosja.al ka siguruar pamje nga përplasja me policinë e banorëve të katër fshatrave të Njësive Adminitrative Derjan e Macukull në Bashkinë e Matit të cilët janë ngritur në prostestë për të kundërshtuar HEC-in në Zallë Gjoçaj.

Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, banorët kanë rrethuar fadromën dhe u kërkojnë punonjësve që të marrin mjatin dhe të largohen.

Të pranishëm kanë qenë edhe forcat e policisë që janë munduar të krijojnë një kordon për të frenuar banorët por nuk ja kanë dalë dot.

Në sfond dëgjohen të bërtitura.

“Merr mjetin dhe ik, s’kë shanse ta bën atë këtu,”- shprehet një nga banorët.

“Mos më prek me dorë”- dëgjohet teksa bërtet një banore.

Banorët thonë se do të qëndrojnë deri në ndërprerjen e punimeve në burimin e ujit në fshatin Zall Gjoçaj, ose në të kundërt kërkojnë nga shteti t’i shpërngulë nga fshati.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protesta ne zall gjocaj protesta ne zall gjocaj

Sondazh

Poll