Aktualitet

Tronditet sërish Shqipëria! Rikthehen lëkundjet e tërmetit, ja ku ishte epiqendra këtë herë

26 Tetor 2019, 15:37 Nga DOSJA

DURRËS– Lëkundje të reja tërmeti kanë tronditur vendin tonë ditën e sotme. Sipas IGJEUM, një tërmet i lehtë me epiqendër 1 km ne jug- perëndim të Karpenit në Durrës i ka dhënë një shkundje të lehtë Shqipërisë.

Siç shihet edhe në grafik, tërmeti ishte i lehtë me magnitudë 2.9. Lëkundjet janë resgjistruar paraditen e sotme, në orën 10:46 minuta. Dhe fatmirësisht nuk ka pasur as të lënduar dhe as dëme materiale.

Ditët e fundit Shqipëria është goditur nga tërmet të lehtë ndërkohë që vetëm pak javë më parë një tërmet i fuqishëm goditi vendin tonë duke lënë pas 100 persona mbetën të plagosur.

Tërmeti me magnitudë 5.8 kishte epiqendër qytetin e Durrësit, por u ndje në të gjithë Shqipërinë. Dëmet materiale ishin të shumta, pasi numërohen qindra banesa të dëmtuara.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet ne shqiperi termet ne shqiperi

Sondazh

Poll