Aktualitet

26 Tetor 2019, 17:06 Nga DOSJA

Britani e Madhe- Agjencia Kombëtare e Krimit po lufton kundër bandave shqiptare të drogës që po përmbysin me kokainë Britanin e Madhe. Autoritetet vendase kanë nisur një luftë të përditshme për mposhtjen e këtyre bandave që kanë vënë në alarm Britaninë. “Birmingham Mail” shkruan se mafiet shqiptare po përpiqen të mbushin vendin me kokainë.

Shkrimi në “Birmingham Mail”:

Bandat nga ky vend i Ballkanit janë përpjekur të kontrollojnë tregun fitimprurës të kokainës në Birmingham gjatë viteve të fundit. Heroina është droga e kontrabanduar nga kriminelët në Ballkan, për shkak të vendodhjes së tyre në shtegun e opiumit nga Afganistani në Evropë. Por shqiptarët kanë bërë një zbulim krejt tjetër. Ata kanë zbuluar se fitime shumë më të mëdha mund të bëhen me kokainën. Mbretëria e Bashkuar ka një treg të bollshëm të kokainës, kështu që trafikantët kanë hedhur rrënjët e tyre aty. Londra është një nga qëndrat kryesore të tyre, por trafikantët kanë krijuar qendrat e tyre në të gjithë vendin, përfshirë këtu edhe Birminghamin.

Vitin e kaluar gangsteri shqiptar, Erald Mema, i cili kryesoi me sasinë më të madhe të kokainës, duke kapur miliona dollarë në Mbretërinë e Bashkuar, u burgos me 25 vite burg. Ai ishte përgjegjës për drejtimin e një bande shumë të organizuar dhe trafikonte kokainën më të pastër në treg. 33-vjeçari drejtoi një rrjet, i cili tregtonte drogëra nga Birmingham në Oksford, Londër dhe Bristol. Ai u dënua për dy tentativa për të furnizuar me kokainë midis 1 qershorit 2016 dhe 2 dhjetorit 2016.

Në vitin 2016 shtetasit Bekim Domi dhe Shkëlqim Dardha u burgosën pasi u kapën me 120.ooo paund kokainë në Birmingham. Oficerët e “Grupit Qendror të Policisë” kishin parë një automjet të klasit E duke vepruar në mënyrë të dyshimtë në Birmingham. Ata vendosën ta ndalonin automjetin, pasi makina në Corley Services gjatë rrugës për në Londër. Brenda ndodheshin shtetasit Bekim Domi dhe Shkëlqim Dardha dhe kur oficerët kontrolluan makinën gjetën kokainë me vlerë 120.000 paund. Një qen anti-drogë zbuloi gjithashtu dy pako të mëdha me rëshirë kanabisi të fshehura në bagazhin e makinës. Kur u arrestuan nga policia, dy shqiptarët filluan t’ia hidhnin fajin njëri-tjetrit. Ata u dënuan me katër vite e 8 muaj burg pasi pranuan që e posedonin drogën me qëllim furnizimi të Leamington Justice Center.

Një operacion tjetër policor çoi në pranga një furnizues të madh armësh. Carlington Grant, i njohur si Mad Dog dhe e dashura e tij Khianna Leëis importuan pistoleta boshe dhe i shndërruan ne armë potencialisht vdekjeprurëse.

Një zëdhënëse e NCA-së tregoi për Birmingham Live se kriminelët nga Shqipëria kanë krijuar një profil të lartë dhe një shkallë të lartë ndikimi brenda krimit të organizuar. “Kriminelët nga Shqipëria kanë krijuar një profil të lartë në krimin e organizuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe po zgjerojnë gjithnjë e më tepër rrjetin e tyre të ndikimit në tregun e trafikut të drogës në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht trafikun e kokainës.”

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lordi shqiptar i droges ne britani lordi shqiptar i droges ne britani

Sondazh

Poll