Aktualitet

I dënuar me tre vite burg, arrestohet bullgari në Qafë Thanë

26 Tetor 2019, 15:09 Nga DOSJA
I dënuar me tre vite burg, arrestohet bullgari në Qafë Thanë

TIRANË– Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në pikën kufitare të Qafë Thanës.

Burime zyrtare bëjnë me dije se i arrestuari me origjinë nga Bullgari rezulton të jetë i dënuar në mungesë me 3 vite burg për veprën penale të “fshehjes së të ardhurave”.

G.K, 52 vjeç është dënuar më datë 12.11.2015, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite burg (nga të cilat i mbeten për të vuajtur 3 vite e 8 ditë burg) për krim ekonomik.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim: G.K, 52 vjeç, banues në Bllagoevgrad-Bullgari. Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin e datës 12.11.2015, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite burg (nga të cilat i mbeten për të vuajtur 3 vite e 8 ditë burg) për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

Veprimet e mëtejshme lidhur me këtë rast do të ndiqen nga Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet bullgari qafe thane arrestohet bullgari qafe thane

Sondazh

Poll