Sport

Një tjetër ftesë për në Kombëtare, trajneri Sylvinho fton të riun Marvin Çuni për miqësoren me Bullgarinë...

Sulmuesi shqiptar, i cili aktivizohet me skuadrën e Frosinones në kampionatin Seria A do të bashkohet me kuqezinjtë ditën e sotme, ndërsa nesër do të zhvillojë edhe seancën e parë stërvitore në radhët e Kombëtares shqiptare.

14 Tetor 2023, 11:42 Nga DOSJA
Një tjetër ftesë për në Kombëtare, trajneri

TIRANE - Pas triumfit 3-0 ndaj Çekisë, Shqipëria do të presë Bullgarinë të martën, në një miqësore në stadiumin ‘Air Albania’. Lista e Kombëtares ka pësuar ndryshime për këtë takim, teksa pas largimit të Keidi Bares dhe Mirlind Dakut, trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë për herë të parë në Kombëtare të riun Marvin Çunin.

Sulmuesi shqiptar, i cili aktivizohet me skuadrën e Frosinones në kampionatin Seria A do të bashkohet me kuqezinjtë ditën e sotme, ndërsa nesër do të zhvillojë edhe seancën e parë stërvitore në radhët e Kombëtares shqiptare. 

Marvin Çuni ka qenë më parë pjesë e përfaqësueses U-19, teksa numëron gjashtë paraqitje dhe dy gola, ndërsa tani do të ketë mundësinë të japë kontributin e tij edhe me Kombëtaren A. Kuqezinjtë kanë nisur përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj Bullgarisë që do të luhet të martën në stadiumin ‘Air Albania’ në ora 18:00.

Trajneri Silvinjo nuk do të ketë në dispozicion në këtë takim Mirlind Dakun, i cili ka lënë grumbullimin për shkak të një tërheqjeje në muskujt e kofshës që pësoi gjatë ndeshjes me Çekinë dhe mesfushorin Keidi Bare, pas kërkesës zyrtare nga klubi i Espanjolit për ta lënë të lirë, për shkak të ndeshjes të rëndësishme që klubi spanjol do të zhvillojë këtë fundjavë në kampionat.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 13 Tetor 2023, 16:28

Haaland befason: "Po lodhem me emrin tim"

NORVEGJI - Ering Haaland u ribashkua me golin, duke shënuar një dopietë kundër Qipros (0-4). Sulmuesi norvegjez do të jetë k&...