Sport

Haaland befason: "Po lodhem me emrin tim"

Sulmuesi norvegjez shënoi sërish dy herë në fitoren e skuadrës së tij ndaj Qipros

13 Tetor 2023, 16:28 Nga DOSJA
Haaland befason: "Po lodhem me emrin tim"

NORVEGJI - Ering Haaland u ribashkua me golin, duke shënuar një dopietë kundër Qipros (0-4). Sulmuesi norvegjez do të jetë kërcënimi i madh në përballjen e së dielës ndaj Spanjës, por këtë të mërkurë ai ka befasuar me disa deklarata, në të cilat është shprehur se “kam filluar të lodhem pak me emrin tim”.

Tifozët e Qipros duartrokitën yllin e Manchester Cityt dhe skuadrës norvegjeze, por Haaland duket i lodhur nga të gjitha. “Ndonjëherë është pak stres dhe kam filluar të lodhem pak me emrin tim”,- tha ai në “TV2”, megjithëse më pas u zbut dhe falënderoi gjestin. "Unë e vlerësoj mbështetjen, kështu që nuk do të ankohem".

“Ishte një fitore e rëndësishme dhe tani duhet të fillojmë të mendojmë për Spanjën. Të gjithë bëmë një luftë të mirë. Tani na mbetet vetëm të kthehemi në shtëpi, në Oslo dhe të përgatitemi mirë për ndeshjen e radhës. Ne e dimë që Spanja është një ekip i mirë, një nga më të mirët. Duhet të bëjmë më të mirën dhe e gjithë Norvegjia duhet të na mbështesë”, tha Haaland, duke folur për skuadrën spanjole. 

Sulmuesi ka shënuar 27 gola në të njëjtat paraqitje ndërkombëtare, rekorde të mahnitshme që padyshim shqetësojnë Spanjën përpara ndeshjes së së dielës.

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll