Sport

Konflikti midis Lindelöf dhe Lisandro shënon 'fillimin e fundit' për suedezin...

29-vjeçari suedez me gjasa do të largohet drejt futbollit italian

14 Tetor 2023, 11:00 Nga DOSJA
Konflikti midis Lindelöf dhe Lisandro shënon 'fillimin e

ANGLI - Qendërmbrojtësi suedez, Victor Lindelöf, 29 vjeç, mund të jetë shumë afër largimit nga Manchester United. 

Edhe pse klubi ka treguar tashmë gatishmërinë e tij për të rinovuar kontratën e lojtarit, ngacmimet e forta nga një treshe italiane: Inter, Juventus dhe Milan, mund të shpejtojnë largimin e tij nga “Old Trafford”.

Shtypi anglez thekson se 'fillimi i fundit' i Lindelöf te United ndodhi muajin e kaluar, pas humbjes 3-1 ndaj Brighton. Kujtojmë që pas duelit Lindelöf pati një sherr të rëndë me Lisandro Martínez në dhomat e zhveshjes së “Djallit të Kuq”, ndërsa portugezi Bruno Fernandes pati një shkëmbim të ashpër fjalësh me Scott McTominay.

Nga treshja e lartpërmendur, Milani duket se është më i pozicionuari për të siguruar lojtarin në janar, në një transferim që pritet të kushtojë rreth 15 milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 13 Tetor 2023, 16:28

Haaland befason: "Po lodhem me emrin tim"

NORVEGJI - Ering Haaland u ribashkua me golin, duke shënuar një dopietë kundër Qipros (0-4). Sulmuesi norvegjez do të jetë k&...