Sport

CR7 i ka 'ndaluar koha'... Bëhet i pari, që kualifikohet në një evropian për herë të 6-të...

Cristiano Ronaldo është futbollisti i parë në histori që kualifikohet në një kampionat evropian për herë të gjashtë në karrierën e tij

14 Tetor 2023, 08:00 Nga DOSJA
CR7 i ka 'ndaluar koha'... Bëhet i pari, që kualifikohet

PORTUGALI - Cristiano Ronaldo nuk rresht së befasuari dhe vazhdon të shkruajë histori. Sulmuesi i Al Nassr shënoi një dygolësh ndaj Sllovakisë në ndeshjen e fituar nga Portugalia 3-2, duke e çuar ekipin e tij drejt objektivit të kualifikimit në Kampionatin e ardhshëm Evropian. Ish-lojtari i Manchester United shënoi golin e parë nga pika e bardhë, ndërsa të dytin nga pak metra larg, me një asistim të Bruno Fernandes.

CR7 është futbollisti i parë në histori që kualifikohet në një kampionat evropian për herë të gjashtë në karrierën e tij. Një futbollist për të cilin koha duket se ka ndalur teksa vazhdon të gjejë golin me lehtësi të jashtëzakonshme. 

Edhe në vitin 2023 ai shënoi vetëm një gol më pak se Haaland dhe me golat e sotëm arriti në 100 ose më shumë gola në tre dekada të ndryshme: (206 nga 2000 në 2009, 550 nga 2010 në 2019, 100 nga 2020 deri në 13 tetor 2023) .

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 13 Tetor 2023, 16:28

Haaland befason: "Po lodhem me emrin tim"

NORVEGJI - Ering Haaland u ribashkua me golin, duke shënuar një dopietë kundër Qipros (0-4). Sulmuesi norvegjez do të jetë k&...