Sport

Mishel Gerzig, gruaja e Courtois, dikur pjesë e ushtrisë izraelite, e revoltuar: "Mbështetja e Hamasit është çnjerëzore"...

Ajo ka kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak, duke lënë mënjanë karrierën e saj si modele.

13 Tetor 2023, 16:15 Nga DOSJA
Mishel Gerzig, gruaja e Courtois, dikur pjesë e ushtrisë izraelite, e

SPANJE - Mishel Gerzig ka qenë zëri i fundit i njohur, që ka folur për çështjen e luftës midis Palestinës dhe Izraelit. Ajo e ka bërë këtë, duke u pozicionuar shumë qartë kundër grupit terrorist Hamas, të cilin e ka klasifikuar si "një grup terrorist që është kundër kujtdo që nuk u ngjan atyre, qofshin ata të bardhë, homoseksualë apo hebrenj".

Modelja, e cila u martua me portierin e Real Madridit këtë verë, kreu shërbimin e detyrueshëm ushtarak me Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kur mbushi 18 vjeç. Ajo la mënjanë karrierën e saj si modele për të qenë "kapitene e anijeve të shpëtimit me 15 ushtarë nën komandën e saj",- shpjegoi izraelitja.

Pavarësisht se duhet të braktisë për momentin atë që ishte puna e saj tani, ajo pranon se "ndihej shumë krenare për atë që ka bërë, e cila ishte një përvojë që më lejoi të takoja njerëz të mrekullueshëm".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mishel Gerzig Courtois (@mishelgerzig)

Modelja ka një ndjenjë të rrënjosur thellë për vendin e saj dhe donte të dilte për të mbrojtur interesat e saj dhe për të dënuar sulmet terroriste. "Nuk ka të bëjë me Palestinën apo Izraelin, por me njerëzimin. Hamasi është një organizatë terroriste që vret këdo që i pengon, edhe ata që janë palestinezë",- ka shkruar ajo në rrjetet e saj sociale.

Modelja ka komentuar edhe afërsinë e saj me këtë çështje. "Për të gjithë ata që njoh njohin dikë që është vrarë, zhdukur ose plagosur në ditët e fundit." Në postimet e tjera më të fundit ajo ka ngritur zërin duke i kërkuar Hamasit të kthejë pengjet. "Unë as nuk mund ta imagjinoj se çfarë u bëjnë atyre që rrëmbejnë, duke i mbajtur peng brenda Gazës. Kthejini familjet në shtëpi! Dhe të sigurt!"

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll