Aktualitet

U gjet e masakruar me thikë në banesë, kush është shqiptari që vrau ish-mësuesen

26 Tetor 2019, 13:42 Nga DOSJA
U gjet e masakruar me thikë në banesë, kush është

ITALI- Një ish-mësuese 91-vjeçare është gjetur e vdekur në Itali në banesën e saj. Ish-mësuesja është vrarë nga shqiptari Sergio Malaj, i cili kishte hyrë në banesë për të kryer vjedhje. I riu shqiptar ka hyrë në banesën e ish-mësueses në zonën e Tolfas në Romë, por është përballur me të moshuarën, të cilën në panik e sipër e ka qëlluar me thikë duke e lënë të vdekur në vend.

Mësuesja është gjetur e pajetë nga vajza e saj. Shqiptari është arrestuar nga policia dhe ndodhet në paraburgim. Mediat italiane shkruan se së bashku me të mendohet të ketë qenë edhe një person tjetër, i cili është shpallur në kërkim.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet itali shqiptari vret ish-mesuesen itali shqiptari vret ish-mesuesen

Sondazh

Poll