Aktualitet

Kroçera “La Belle De L’Adriatique” ankorohet në Vlorë, 182 turistë vizitojnë qytetin

26 Tetor 2019, 11:11 Nga DOSJA
Kroçera “La Belle De L’Adriatique” ankorohet në

VLORË– Gjatë ditës së sotme në Vlorë është ankoruar Krocera “La Belle De L’Adriatique”. Në bordin e kësaj kroçere ndodheshin 182 turistë të cilët janë mirëpritur nga stafi i “Portit Detar” Vlorë. Të gjithë turistët janë informuar në lidhje me portin dhe zonat turistike të qytetit. Turistët pas vizitës në port dhe në qytetin e Vlores, do të vizitojnë Apolloninë në Fier dhe Beratin.

Duhet theksuar se kohët e fundit Porti i Vlorës është kthyer në një pikë të rëndësishme të itinierarit të anijeve turistike që përshkojnë Mesdheun. Bashkëpunimi mes “Portit Detar” Vlorë dhe kompanive turistike ka rritur numrin e turistëve që mbërrijnë në këtë port.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kroçera “la belle de l’adriatique” porti i vlores kroçera “la belle de l’adriatique” porti i vlores

Sondazh

Poll