Aktualitet

Vrau biznesmenin me shkop bejsbolli dhe pistoletë në Sarandë, esktradohet nga Itali autori (EMRI+FOTO)

26 Tetor 2019, 10:42 Nga DOSJA
Vrau biznesmenin me shkop bejsbolli dhe pistoletë në Sarandë,

TIRANË- Keivi Hysa, 28-vjeçari nga Kurbini që ishte shpallur në kërkim nga Policia për vrasjen e biznesmenit në Sarandë është ekstraduar nga Itali. Policia bën me dije se Hysa është arrestuar në Itali dhe sot është esktraduar, ku do vuajë dënimin për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”.

NJOFTIMI I PLOTË

 Ekstradohet nga Interpol Tirana një tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për Vrasje. U krye ekstradimi nga Milano/Itali drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar K. H., 28 vjeç, lindur në Kurbin. Shtetasi K. H. ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, në vitin 2015 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”.

Më datë 10 korrik 2015, rreth 02:00, në Sarandë, si rezultat i një mosmarrëveshjeje për motive të dobëta mes pronarit të një autolavazhi makinash, shtetasit E. M., me shtetasit G. H., E. H. dhe K. H, këta të fundit e goditën me shkop bejsbolli dhe me tytën e pistoletës. Pas kësaj një nga autorët iu afrua dhe qëlloi në drejtim të shtetasit E. M., i cili gjeti vdekjen e menjëhershme. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali dhe ekstradimi drejt vendit tonë.

NGJARJA E VITIT 2015

Vrasja e rë riut në Sarandë, Edmond Theodhori, që ishte dhe biznesmen, ndodhi në 10 korrik të vitit 2015. Policia në atë kohë identifikoi 6 persona që ishin me orgjinë nga Laçi dhe Kruja, si autor të këtij krimi rëndë.

Nga pamjet e një kamere sigurie rezultonte si autor kryesor Eljon Hysa. Gjithashtu u identifikuan dhe shpallën në kërkim dhe personat e tjerë që shiheshin në video, ku mes tyre ishte dhe Kejvi Hysa. Ky i fundit sipas policisë ka qëlluar me shkop bjesbolli dhe me pistolete Thoedhorin dhe e ka lënë të vdekur.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edmond theodhori keisi hysa vrasja e biznesmenit ne sarande edmond theodhori keisi hysa vrasja e biznesmenit ne sarande

Sondazh

Poll