Aktualitet

‘Çohuni rrëmbeni armët’, mamaja e Kacifas thirrje në varrin e të birit: Thyejini turinjtë, dritaret, ne jemi grekë! (

26 Tetor 2019, 09:21 Nga DOSJA
‘Çohuni rrëmbeni armët’, mamaja e Kacifas thirrje

BULARAT- Mamaja e Kostandino Kacifas, ka reaguar sot ku ka bërë thirrje që të gjithë të rrëmbejnë armët dhe të luftojnë. Ajo ka folur në greqisht mbi varrin e të birit dhe shprehej ende e revoltuar për vdekjen e djalit të saj.

Ajo ka bërë thirrje për vrasje, dhunë e luftë, duke u drejtuar kundër shqiptarëve, pasi i bën përgjegjës për vrasjen e Kacifas.

Tradhtarët. Përse i ndaluan njerëzit të vijnë? Se janë tradhtarë. Thyejuni turinjtë, vrajini, shfarosini. Janë tradhtarë. Nuk ka qeveri këtu. Vorio Epiri është tokë greke, ne jemi grekë. Do luftojmë dhe asgjë nuk do na ndalë. Jam krenare për ty biri im”- është shprehur ajo.

Sot në Bularat u zhvillua ceremonia përkujtimore për vdekjen e Kostandin Kacifas. Familjarët s’kanë lejuar gazetarët shqiptarë në varreza dhe thanë se i urrenin. Nëna e Kacifas, mbi varrin e të birit ka bërë thirrje për luftë dhe të gjithë të rrëmbenin armët. Cermonia nuk u shoqërua me incidente. Policia kishte blinduar të gjithë fshatin dhe ndaloi në kufi disa persona të shpallur ‘non grata’.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 1 vjetori i vdekjes se kacifas kostandino kacifas nena e kacifas 1 vjetori i vdekjes se kacifas kostandino kacifas nena e kacifas

Sondazh

Poll