Bota

“Kthema pushkën që më vrave djalin”, nëna e Astrit Deharit paralajmëron Thaçin pas mesazhit ngushëllues

25 Tetor 2019, 16:41 Nga DOSJA
“Kthema pushkën që më vrave djalin”, nëna e

KOSOVË- Xhemile Dehari, nëna e Astrit Deharit, të riut që humbi jetën në paraburgimin e Prizrenit, ka lëshuar akuza të forta në adresë të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Akuza këto që Zonja Dehari i bëri në teksa ishte e ftuar në emisionin “Pressing në T7”.

Thaçi i kishte dërguar asokohe një telegram ngushëllimi familjes Dehari, por përgjigja që kishte marrë ishte e prerë:

“Thuaj Hashim Thaçit, pushkën me të cilën ma keni vra djalin, kthema se më duhet!”.

Tre vite më parë aktivisti i Lëvizjes VetëVendosja, Astrit Dehari u gjet i pajetë në qelinë e tij të paraburgimit në Prizren. Nga autopsia vendase rezultoi se Dehari u vetëvra, por për shkak të dyshimeve, familja dhe VV kërkoi një ekspertizë nga Qendra Universitare i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës. Nga hetimet e kryera nga instituti i huaj, rezulton se aktivisti është vrarë teksa ndodhej në qendrën e paraburgimit në Prizren 3 vite më parë.Për shkak të dyshimeve, familja dhe VV kërkoi një ekspertizë nga Qendra Universitare i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci vdekja e astrit deharit xhemile dehari hashim thaci vdekja e astrit deharit xhemile dehari

Sondazh

Poll