Bota

U dhuroi votuesve pjepër, portokalle e havjar, jep dorëheqjen pas skandalit ministri në Japoni

25 Tetor 2019, 14:22 Nga DOSJA
U dhuroi votuesve pjepër, portokalle e havjar, jep dorëheqjen pas

JAPONI- Një skandal ka përfshirë Japoninë ku është dorëhequr për shkelje të ligjit të zgjedhjeve, Ministri i ri i Tregtisë. Isshu Sugawara, iu dhuroi votuesve të tij në Tokio, pjepra të shtrenjtë, portokalle, havjar dhe qumësht blete.

Pavarësisht se duket komike, pjepri në Japoni cilësohet si një luks, pasi në vitin 2019 një pjepër u shit për 45 mijë dollar sipas businessinsider.

Ministri madje ngushëlloi një familjen e votuesit të tij, duke i dhënë 20 mijë jenë japonezë ose 185 dollarë. Ligji në Japoni i ndalon politikanët që të bëjnë dhurata ndaj votuesve në zonën e tyre elektorale.

Këto akuza u shfaqën fillimisht në revistën javore Shukan Bunshun, e cila akuzonte sekretarin e ministrit se i kishte dhënë 20 mijë jenë familjes së votuesit të tij, pasi ky i fundit kishte vdekur.

Media japoneze gjithashtu printoi edhe listat e dhuratave përfshirë këtu pjeprat dhe portokallet.  Sugawara iu tha gazetarëve këtë të premte, se ai ende ishte duke konfirmuar nëse e kishte thyer ose jo ligjin zgjedhor, por megjithatë kishte vendosur të tërhiqej.

“Unë nuk dua që problemet e mia të ngadalësojnë diskutimet në parlament,” tha Z. Sugawara.

Ndërsa Kryeministri Shinzo Abe tha: “Unë kam përgjegjësi për emërimin e tij. Unë i kërkoj thellë falje popullit japonez.”

Burimi: BBC

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota blerje votash isshu sugawara skandal ne japoni blerje votash isshu sugawara skandal ne japoni

Sondazh

Poll

Bota 25 Tetor 2019, 06:11

Frikë dhe panik, tjetër tërmet shkund Greqinë

GREQI- Një tërmet 4.6 righter ka rënë sërish në Greqi. Këtë herë epiqendra ka qenë në Rodos. Sipas të dhënave nga Instituti Evropian Mesdhetar tërmeti ka rënë r...