Bota

18 muaj burg për ndërhyrje në politikë, agjentja ruse, Maria Butina dëbohet nga SHBA-ja

25 Tetor 2019, 13:47 Nga DOSJA
18 muaj burg për ndërhyrje në politikë, agjentja ruse, Maria

SHBA- Aktivistja ruse Marie Butina, e cila ka pranuar se ka vepruar si agjente e paregjistruar në Shtetet e Bashkuara, do të lirohet nga burgu në Florida dhe do të dëbohet nga SHBA-ja.

Avokati i Maria Butinas, Bob Driscoll, tha se autoritetet amerikane të migracionit do ta shoqërojnë atë deri në Rusi.

Maria Butina është arrestuar në korrik të vitit 2018 në SHBA dhe është dënuar me 18 muaj burgim në prill, pasi ka pranuar se ka mbledhur informacione për Shoqatën Kombëtare të Pushkëve në SHBA dhe grupe të tjera amerikane, nën udhëzimet e një ish-ligjvënësi rus, raporton REL.

Aktivistja ka këmbëngulur se nuk është spiune dhe se të gjitha veprimet i ka bërë në mënyrë të hapur.

Autoritetet ruse deklaruan se Butina pritet të arrijë në Moskë të shtunën. Ndërsa, presidenti rus, Vladimir Putin, e ka kritikuar dënimin e Butinas, duke e cilësuar si “arbitrar”, dhe ka thënë se autoritetet në Moskë “nuk e kuptojnë se përse është dënuar ajo”. Sipas avokatit Driscoll, ende nuk ka detaje të tjera rreth lagimit Butinës saj nga SHBA-ja.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota aktivistja debohet nge shba fajtorja ruse per zgjedhjet amerikane maria butina aktivistja debohet nge shba fajtorja ruse per zgjedhjet amerikane maria butina

Sondazh

Poll

Bota 25 Tetor 2019, 06:11

Frikë dhe panik, tjetër tërmet shkund Greqinë

GREQI- Një tërmet 4.6 righter ka rënë sërish në Greqi. Këtë herë epiqendra ka qenë në Rodos. Sipas të dhënave nga Instituti Evropian Mesdhetar tërmeti ka rënë r...