Aktualitet

“Mos lejoni veprimet antishqiptare”, me flamurin kuqezi në dorë, të rinjtë në Bularat ngrenë zërin kundër ek

26 Tetor 2019, 07:31 Nga DOSJA
“Mos lejoni veprimet antishqiptare”, me flamurin kuqezi në

GJIROKASTËR- Ndërkohë që në bularat kanë mbërritur qindra grekë për të zhvilluar ceremoninë përkujtimore të 1-vjetorit të Kostandino Kacifas, në Gjirokastër me këngë shqiptare po tubojnë shoqatat patriotike.

Tek busti i Çerçiz Topullit në qendër të qytetit disa pjesëtarë të shoqatave patriotike janë mbledhur dhe valvisin flamurin kombëtar e të UÇK-së.

Ata në sfond kanë vendosur këngë patriotike si “Xhamadani vija vija”, si kundërpërgjigje për ceremoninë që po zhvillohet në Bularat.

Sot në Bularat u zhvillua ceremonia përkujtimore për vdekjen e Kostandin Kacifas. Familjarët s’kanë lejuar gazetarët shqiptarë në varreza dhe thanë se i urrenin. Nëna e Kacifas, mbi varrin e të birit ka bërë thirrje për luftë dhe të gjithë të rrëmbenin armët. Cermonia nuk u shoqërua me incidente. Policia kishte blinduar të gjithë fshatin dhe ndaloi në kufi disa persona të shpallur ‘non grata’.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 1 vjetori i vdekjes se kacifas anti-protesta ne bularat 1 vjetori i vdekjes se kacifas anti-protesta ne bularat

Sondazh

Poll