Aktualitet

“Pse e vratë djalin?”, banorët e Bularatit përzënë gazetarët: Nuk u do familja, qërohuni që këtej (VD)

26 Tetor 2019, 07:45 Nga DOSJA
“Pse e vratë djalin?”, banorët e Bularatit

BULARAT- Familjarët e Kostandino Kacifas dhe banorë të Bularatit nuk kanë lejuar mediat shqiptare të filmojnë. Ata u kanë kërkuar gazetarëve dhe kameramanëve shqiptarë që të largohen nga hyrja e varrëzave, pasi familjarët e Kacifas nuk i duan.

Njëri prej tyre ka qenë më i ashpër, pasi u kërkoi llogari gazetarëve dhe u thotë “Pse e vratë djalin? Ju na urreni, ikni qërohuni që ketëj se nuk u duam”.

Nga ana tjetër të gjithë punonjësit e medias i kanë kërkuar shpjegime banorit për këto deklarata dhe akzua, por ai nuk ka pranuar duke u kërkuar dhe njëherë që të largohen e më pas është futur në varreza.

Ndërkohë që në varreza ku po zhvillohet ceremonia përkujtimore e Kacifas janë lejuar vetëm mediat greke dhe pse është një ambient publik dhe i hapur për të gjithë. 

Sot në Bularat u zhvillua ceremonia përkujtimore për vdekjen e Kostandin Kacifas. Familjarët s’kanë lejuar gazetarët shqiptarë në varreza dhe thanë se i urrenin. Nëna e Kacifas, mbi varrin e të birit ka bërë thirrje për luftë dhe të gjithë të rrëmbenin armët. Cermonia nuk u shoqërua me incidente. Policia kishte blinduar të gjithë fshatin dhe ndaloi në kufi disa persona të shpallur ‘non grata’.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 1 vjetori i vdekjes se kacifas banoret e bularatit kostandino kacifas 1 vjetori i vdekjes se kacifas banoret e bularatit kostandino kacifas

Sondazh

Poll