Aktualitet

Shpërndante hashash dhe kokainë me doza të vogla, arrestohet një person në Tiranë

26 Tetor 2019, 08:56 Nga DOSJA
Shpërndante hashash dhe kokainë me doza të vogla, arrestohet

TIRANË- Një person është arrestuar në Tiranë pasi shpërndante drogë me doza të vogla në parkinge të ndryshme në Tiranë. Sipas një njoftimi nga Policia mësohet se ai është vënë re që qëndronte në një parking me një çnatë të zezë në dorë.

Pas marrjes së informacioneve blutë e Tiranës kanë shkuar për të bërë arrestimin dhe i kanë sekuestruar hashash dhe kokainë, si dhe një shumë parash që i kishte me vete.

NJOFTIMI I PLOTË

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndës narkotike në doza të vogla. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr 2 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat” dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor “Parkingu”. Operacioni në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e shpërndjarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike dhe një shumë lekësh të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Në pranga personi që shpërndante lëndën narkotike. Në vijim të punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: M. B.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke qëndruar në një parking në rrugën “Kongresi i Lushnjës” me një çantë të zezë të cilën e kishte lënë në tokë. Gjatë kontrollit të ushtruar këtij shtetasi i janë gjetur në çantë disa qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis, dy qese pluhur e dyshuar Kokainë si dhe 23600 lekë (të reja) të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale ”Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet droge ne tirane operacioni parkingu policia e tiranes droge ne tirane operacioni parkingu policia e tiranes

Sondazh

Poll