Aktualitet

“Bashkohuni me ne”/ Studentët nisin marshimin me thirrje dhe ovacione drejt Ministrisë së Arsimit

Ata kanë vijuar bojkotin dhe kanë shtuar thirrjet gjatë marshimit në rrugën kryesore të kryeqytetit, ku dëgjohen thirrjet “Bashkohuni me ne”.

11 Tetor 2023, 10:13 Nga h.k
“Bashkohuni me ne”/ Studentët nisin marshimin me thirrje dhe
Protesta e studenteve

TIRANË-Studentët e Universitetit të Mjekësisë kanë nisur ditën e sotme marshimin e radhës drej Ministrisë së Arsimit për shfuqizimin e ligjit që i detyron ata të qëndrojnë 5 vite pas diplomimit. Ata kanë vijuar bojkotin dhe kanë shtuar thirrjet gjatë marshimit në rrugën kryesore të kryeqytetit, ku dëgjohen thirrjet “Bashkohuni me ne”.

Protesta vijon me ovacione dhe parrulla që ironizojnë institucionet të cilat sipas studentëve ende nuk kanë kthyer një përgjigje për kërkesat e tyre. Pjesë e marshimit janë dhe studentë nga trevat shqiptare.

Pse po protestojnë studentët e mjekësisë?

Për dy javë rresht, dhjetëra studentë të mjekësisë kanë bojkotuar mësimin, duke protestuar para Universitetit të tyre si dhe para Kuvendit, ndërsa sot janë zhvendosur para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar anulimin e një projekt-ligji, që parashikon punësimin e tyre të detyruar deri në 5 vjet pas përfundimit të studimeve. Projekt-ligji u kërkon studentëve të mjekësisë që të nënshkruajnë një marrëveshje, sipas të cilës, ata do ta tërheqin diplomën e studimeve pas një punësimi 5-vjeçar në sistemin shëndetësor shqiptar. Por studentët deklaruan gjatë protestës, që nëse nisma nuk anullohet, ata do të bojkotojnë vitin akademik. Projekt-ligji parashikon një marrëveshje me studentët e Mjekësisë, që ata të punojnë deri në 5 vite brenda vendit pas përfundimit të studimeve, në sektorin publik dhe atë privat. Edhe diplomën ata mund ta marrin vetëm pas punësimit 5 vite në sistemin shëndetësor shqiptar pas mbarimit të studimeve. 

protesta e studenteve te mjekesise

Sondazh

Poll