Aktualitet

Megaoperacion antikanabis 'Territor i pastër', gjenden në malësinë e Krujës 328 bimë cannabis sativa

Më parë, në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 39 342 bimë narkotike kanabis.

11 Tetor 2023, 09:01 Nga A.B
Megaoperacion antikanabis 'Territor i pastër', gjenden në
Kanabis

KRUJË- Vijon në fazën e 40-të megaoperacioni antikanabis 'Territor i pastër'. Gjatë zhvillimit të kësaj faze, u asgjësuan 328 bimë narkotike kanabis që u gjetën të kultivuara në fshatra të ndryshme të malësisë së Krujës.

Më parë, në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 39 342 bimë narkotike kanabis.


NJOFTIMI I POLICISË:

Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet faza e 40-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”. Gjatë zhvillimit të kësaj faze, u asgjësuan 328 bimë narkotike kanabis që u gjetën të kultivuara në fshatra të ndryshme të malësisë së Krujës.

Më parë, në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 39 342 bimë narkotike kanabis. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë vijuar intensivisht kontrollet në malësinë e Krujës dhe në fshatra të ndryshme të rrethit, duke përdorur dhe dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të fazës së 40-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në malësinë e Krujës, u gjetën të kultivuara 328 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

megaoperacion antikanabis operacion territor i paster

Sondazh

Poll