Aktualitet

Arrestimi i Dritan Metajt, shefi i “Shqiponjave” të Tiranës emërohet në krye të Komisariatit të Laçit

Me urdhër të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku, Metushi do të zërë vendin e lënë bosh nga Dritan Metaj.

11 Tetor 2023, 09:52 Nga A.B
Arrestimi i Dritan Metajt, shefi i “Shqiponjave” të
Gezim Celaj

TIRANË- Shefi i Forcës së Posaçme “Shqiponja” në Tiranë, Shkëlzen Metushi, është emëruar në krye të Komisariatit të Laçit. Me urdhër të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku, Metushi do të zërë vendin e lënë bosh nga Dritan Metaj.

Arrestimi i Dritan Metajt, shefi i “Shqiponjave” të
Shkelzen Metushi

Komisariati i Laçit është prej tre ditësh pa drejtues, për shkak se me urdhër të Gjykatës së Posaçme dhe kërkesë të SPAK, u prangos Dritan Metaj.

Ky i fundit akuzohet se gjatë kohës që ka qenë në krye të stacionit policor ka shpërdoruar detyrën duke informuar kriminelët për operacionet e Policisë së Shtetit, si dhe në disa raste sipas akuzës, ka lëvizur me makinën e tij shtetasin Gëzim Çela.

Ai cilësohet si një bos ndërkombëtar i kokainës dhe prej vitesh është në kërkim, mirëpo, nga hetimet rezulton se Gëzim Çela lëvizte i lirë në në Fushë Kuqe dhe për këtë kujdesej vetë drejtuesi i Komisariatit të Laçit./Dosja.al

shkelzen metushi dritan metaj

Sondazh

Poll