Përdornin shkallë&litarë! Grabitën disa banesa në Durrës, mes tyre edhe të një gjyqtareje, arrestohen 3 persona (ME VIDEO)
Momenti i grabitjes DURRËS-Në kuadër të operacionit "Metoda", janë vënë në pranga Ilir Sharka, Aldi Rama dhe A...
Administratorët e këtyre profileve, kërkonin nga të interesuarit që pagesa të kryhej në disa vendndodhje të përcaktuara prej tyre, i merrnin paratë pasi i orientonin të interesuarit për vendet ku duhej të lihej pagesa dhe më pas largoheshin duke i bllokuar personat në llogaritë e tyre, në rrjetet sociale ku komunikonin.
TIRANË-Tre të mitur janë proceduar në kryeqytet pasi janë përfshirë në një skemë mashtrimi. Tre autorët, krijonin llogari me të dhëna të falsifikuara të shtetaseve të ndryshme, dhe me anë të postimeve në këto profile, premtoheshin favore seksuale kundrejt pagesave të ndryshme.
Administratorët e këtyre profileve, kërkonin nga të interesuarit që pagesa të kryhej në disa vendndodhje të përcaktuara prej tyre, i merrnin paratë pasi i orientonin të interesuarit për vendet ku duhej të lihej pagesa dhe më pas largoheshin duke i bllokuar personat në llogaritë e tyre, në rrjetet sociale ku komunikonin.
Fillimisht ata bënin postime të tilla:
“Kush është për takim nesër. DM”
“Kush është për takim tani. Tiranë”.
“Çin kam për takim tani për me nejt gjithë natën. Çmimi 200 Euro, rezervoni shpejt”.
“Çin kam për takim me nejt gjithë natën, 200 Euro”.
“Kush o për takime tek apartamenti im. Kaloni DM”.
“Takime, Tiranë. Kush do të rezervojë të më shkruajë në DM, shpejt të gjithë”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Përvetësuan shuma të ndryshme parash, nëpërmjet mashtrimit kompjuterik, duke hapur llogari me të dhëna false në rrjete sociale, identifikohen dhe procedohen penalisht 3 shtetas. Falë punës intensive të Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Tiranë, zbardhen dhe dokumentohen rreth 150 raste të kësaj skeme mashtrimi kompjuterik, prej të cilave këta shtetas kanë përvetësuar shumën rreth 30 000 euro.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve kibernetike, gjatë monitorimeve të rrjeteve sociale dhe burimeve te hapura, kanë konstatuar llogari të ndryshme me të dhëna të dyshuara të falsifikuara.
Gjatë monitorimeve të këtyre llogarive janë konstatuar publikime të ndryshme në të cilat premtoheshin favore seksuale kundrejt pagesave të ndryshme monetare, dhe menjëherë është organizuar puna për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës, të kësaj skeme mashtrimi kompjuterik.
Pas një pune të mirëorganizuar u finalizua operacioni policor i koduar "Takimi", në kuadër të cilit u identifikuan dhe proceduan penalisht tre shtetas të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç.
Tre autorët, krijonin llogari me të dhëna të falsifikuara të shtetaseve të ndryshme, dhe me anë të postimeve në këto profile, premtoheshin favore seksuale kundrejt pagesave të ndryshme. Administratorët e këtyre profileve, kërkonin nga të interesuarit që pagesa të kryhej në disa vendndodhje të përcaktuara prej tyre, i merrnin paratë pasi i orientonin të interesuarit për vendet ku duhej të lihej pagesa dhe më pas largoheshin duke i bllokuar personat në llogaritë e tyre, në rrjetet sociale ku komunikonin.
DVP Tiranë fton qytetarët që nqs do të konstatojnë profile të tilla nëpër rrjete sociale, të paraqiten në Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në DVP Tiranë.
Momenti i grabitjes DURRËS-Në kuadër të operacionit "Metoda", janë vënë në pranga Ilir Sharka, Aldi Rama dhe A...
Autori TIRANË- Personi në fotot është autori i grabitjes së një dyqani të një kompanie telefoni në zon&eu...
foto ilustruese SHQIPËRI-Pritet rritje e mëtejshme e vlerave barike, duke sjellë në vendin tonë mbizotërim të kthjellime...
Sherri TIRANË- Për çështjen e gardhit të Bajram Fejzës, Njësia Administrative Dajt me topografin e saj dhe një tj...
Banoret TIRANË- Denoncimi i radhës në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ka të bëjë m...
Rexhep Ismajli TIRANË- Akademik Rexhep Ismajli thotë se Shqipëria dhe Kosova duhet të punojnë më shumë për të ...
Policia TIRANË- Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se një person i paidentifikuar ende, ka...
Roland Xhaxho TIRANË- Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë ka reaguar pas rastit të vdekjes së 3-vjeçar...
Foto nga investigimi TIRANË-Në Pediatrinë e QSUT-së mungon Vincristina, ilaçi që parandalon qelizat kancerogjene te fë...
OKB GJENEVË- Shqipëria u zgjodh ditën e sotme nga OKB-ja për të pasur një vend në Këshillin e të Dre...