Aktualitet

Përmbyset kamioni me gurë në Elbasan, lëndohet shoferi 68-vjeçar

Për pasojë është dëmtuar shoferi i kamioni 68-vjeç, i cili po merr asistencë mjekësore në spital.

10 Tetor 2023, 13:53 Nga r.ll
Përmbyset kamioni me gurë në Elbasan, lëndohet shoferi
foto ilustruese

ELBASAN- Ditën e sotme një kamion në guroren e fshatit Mirakë është përmbysur kur po shkarkoheshin gurë prej tij.

Për pasojë është dëmtuar shoferi i kamioni 68-vjeç, i cili po merr asistencë mjekësore në spital. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Elbasan/Informacion paraprak

Mesditën e sotme, në guroren e fshatit Mirakë, kamioni me drejtues shtetasin B. Gj., 68 vjeç, banues në Librazhd, është përmbysur aksidentalisht gjatë kohës që po shkarkoheshin gurë prej tij.
Për pasojë është dëmtuar 68-vjeçari, i cili po merr asistencë mjekësore, në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

permbyset kamioni ne elbasan

Sondazh

Poll