Aktualitet

Konflikt mes dy personave në Vlorë, 72-vjeçari goditet me mjet prerës

Policia ka proceduar në gjendje të lirë autorin, ndërsa personi i lënduar ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

10 Tetor 2023, 13:54 Nga A.B
Konflikt mes dy personave në Vlorë, 72-vjeçari goditet me mjet
Policia

VLORË- Një 72-vjeçar është goditur me një mjet prerës nga një 63-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta. Policia ka proceduar në gjendje të lirë autorin, ndërsa personi i lënduar ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe proceduan në gjëndje të lirë shtetasin R. L., 63 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës, shtetasin P. Gj., 72 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

vlore

Sondazh

Poll