Aktualitet

Beleri kërkon të betohet! Gjykata e Durrësit shpall moskompetencën, çështja në Gjykatën e Lartë

Ambasadorja e Greqisë në vendin tonë, Kostandina Kamitsi dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ishin të pranishëm në seancë. 

10 Tetor 2023, 12:27 Nga A.B
Beleri kërkon të betohet! Gjykata e Durrësit shpall
Fredi Beleri

DURRËS- Çështja e Fredi Belerit po zvarritet. Gjykata e Durrësit ka vendosur moskompetencë dhe ka ka kaluar për të vlerësuar Gjykatës së Lartë se cila gjykatë është kompetente për shqyrtimin e kësaj kërkese.

Kërkesa për leje u shqyrtua nga Gjykata e Durrësit pasi ai ndodhet në paraburgimin e Durrësit, por edhe sepse Gjykata e Posaçme ka shpallur fillimisht moskompetencë. Ambasadorja e Greqisë në vendin tonë, Kostandina Kamitsi dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ishin të pranishëm në seancë. 

Më 12 Tetor, Gjykata e Posaçme do të zhvillojë seancën e parë për gjykimin në themel të dosjes në ngarkim të Fredi Belerit, i cili akuzohet se është përfshirë në korrupsion në zgjedhjet e 14 Majit.

Kandidati i zgjedhur për të drejtuar Bashkinë e Himarës do të gjykohet me proces të zakonshëm, sipas zgjedhjes së tij dhe përballë gjykatës do të dalin dhjetëra dëshmitarë dhe provat video dhe audio që SPAK thotë se ka kundër tij./Dosja.al

fredi beleri

Sondazh

Poll