Aktualitet

VIDEO- Izraeli në luftë, 11 shqiptarë janë kthyer në Shqipëri përmes një fluturimi të organizuar nga Mali i Zi

Ata kanë udhëtuar përmes një fluturimi të organizuar nga Mali i Zi.

10 Tetor 2023, 11:59 Nga A.B
VIDEO- Izraeli në luftë, 11 shqiptarë janë kthyer në
Shqiptarja

TIRANË- Ministria e Jashtme ka njoftuar se 11 shqiptarë janë kthyer nga Izraeli në Shqipëri. Ata kanë udhëtuar përmes një fluturimi të organizuar nga Mali i Zi.

"11 shtetas shqiptarë kanë udhëtuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Izraeli për në Shqipëri përmes një fluturimi të organizuar nga Mali i Zi. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme vijon të shohë të gjitha mundësitë dhe është në kontakt edhe me ministritë e vendeve të tjera të rajonit për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre."- thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Në një video të publikuar në MEPJ, qytetarët tregojnë vështirësitë dhe ndihmën e marrë nga ambasada shqiptare në Izrael.

Në këto ditë të veçanta që po kalon Izraeli ishte shumë e vështirë për mua. dhe me ndihmën e ministrisë së Jashtme të Shqipërisë dhe me punën e palodhur dhe me ambasadën shqiptarë në Izrael ne na bënë të mundur që të udhëtojmë drejt Shqipërisë. I falenderoj shumë nga zemra unë dhe familja ime.”, u shpreh një grua.

“Jemi të gjithë shumë të mërzitur dhe të stresuar. Na qan zemra për tragjedinë që ka ndodhur ditët e fundit dhe po e lëmë Izraelin me një dhimbje shumë të madhe në zemër por prapë se prapë duam të falenderojmë nga zemra ambasadën, ministrinë e Jashtme që na ka ndihmuar që të kthehemi në atdhe dhe të kalojmë disa ditë të qeta.”, theksoi një tjetër.

"Unë udhëtoj shumë dhe kam kërkuar ndihma nga ambasadat e tjera por ambasada shqiptare këtu në Izrael më ndihmoi shumë dhe po kthehemi për në Shqipëri. Falenderoj ambasadën dhe shtetin shqiptar.“, tha një tjetër.

konflikti izrael-palestine

Sondazh

Poll