10 Tetor 2023, 10:50
Nga A.B
Dritan Goxhaj
TIRANË- Ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj është liruar nga burgu.
Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës Parë, duke refuzuar dhe ekstradimin e Goxhajt. Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrik 2023 me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me qëllim ekstradimin në Hagë.
NJOFTIMI
Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me lejimin e ekstradimit ndaj shtetasit me iniciale D.G, nga Shqipëria në Kosovë (Dhomat e Specializuara të Kosovës).
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 1204 Akti, datë 19.09.2023, ka vendosur:
- Pranimin e kërkesës .
- Lejimin e ekstradimit të shtetasit shqiptar D.G nga Shqipëria në Kosovë (Dhomat e Specializuara të Kosovës).
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga shtetasi me iniciale D.G, i cili kërkoi prishjen e vendimit të gjykatës së shkallës së parë, deklarimin e pafajshëm dhe moslejimin e ekstradimit nga Shqipëria në Kosovë (Dhomat e Specializuara të Kosovës).
Në përfundim të gjykimit në apel, sot më datë 10.10.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Genti Shala, vendosi:
-Ndryshimin e vendimit Nr. 1204 Akti, datë 19.09.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
- Rrezimin e kerkeses per ekstradimin e shtetasit D.G nga Republika e Shqiperise ne Republiken e Kosoves.
- Heqjen e mases se sigurimit "arrest ne burg ", per shtetasin D.G, caktuar me vendimin Nr. 1123 Akti, date 20.07.2023 te Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Tirane.
-Urdherohet lirirmi i shtetasit Dritan Goxhaj, nese nuk mbahet per ndonje veper tjeter penale .
Ish-luftëtari i UÇK-së u përballë me akuzën se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Gjithashtu ai u akuzuar si i dyshuar për veprat penale pengim i punës së zyrtarëve dhe frikësim i dëshmitarëve sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës./Dosja.al
dritan goxhaj
Aktualitet
10 Tetor 2023, 10:36
Krujë
Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Krujë, operacioni policor i koduar "In time", për goditjen e veprimtarisë kriminale n&...
Aktualitet
10 Tetor 2023, 10:31
A.B
Gezim Cela dhe Dritan Metaj
TIRANË- Shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, i cili u arrestua një ditë më parë me k&e...
Aktualitet
10 Tetor 2023, 10:15
r.ll
foto ilustruese
DURRËS-Një 45-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar në portin e Durrësit pasi tentoi të d...
Aktualitet
10 Tetor 2023, 09:58
r.ll
Olga
TIRANË-Një shtetase italiane u raportua e humbur sot në Shqipëri. Alarmin për zhdukjen e saj e dha e ëma, Arianna L...
Aktualitet
10 Tetor 2023, 09:40
A.B
Armet
LIBRAZHD- Një 80-vjeçar në Librazhd është lënë në masën e sigurisë “Arrest në shtë...
Aktualitet
10 Tetor 2023, 09:21
A.B
Policia Tirane
TIRANË- Një 54-vjeçar është vënë në pranga në kryeqytet, në kuadër të operacio...
Aktualitet
10 Tetor 2023, 08:55
A.B
Banori
TIRANË- Protesta e sotme e banorëve të Bërxullës është shoqëruar me tensione. Një prej banorëve q&...
Aktualitet
10 Tetor 2023, 08:43
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një 28-vjeçar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit "Tempull...
Aktualitet
10 Tetor 2023, 08:43
A.B
Gruaja
TIRANË- Banorët e Bërxullës janë ngritur sërish ditën e sotme në protestë kundër ndërtim...
Aktualitet
10 Tetor 2023, 08:28
A.B
Protesta
TIRANË- Banorët e Bërxullës po protestojnë ditën e sotme në shenjë kundërshtie për ndërtimi...