Aktualitet

Trafikuan drejt Shqipërisë “BMW-në” e vjedhur në Suedi, dy persona në pranga

Arrestimi i tyre u bë nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Elbasan.

10 Tetor 2023, 13:30 Nga A.B
Trafikuan drejt Shqipërisë “BMW-në” e vjedhur në
Policia

ELBASAN- Dy persona janë arrestuar në Elbasan. Shtetasit 45 dhe 34 vjeç, banues në Shkodër kanë trafikuar në vendin tonë, një automjet tip “BMW”, të vjedhur në Suedi. Arrestimi i tyre u bë nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Elbasan.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Elbasan/Trafikuan drejt Shqipërisë, një automjet të vjedhur në Suedi, pas verifikimeve të kryera, vihen në pranga 2 shtetas. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Elbasan vunë në pranga shtetasit S. T., 45 vjeç dhe A. A., 34 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Drejtorinë e Transportit Rrugor, Elbasan, rezultoi se më parë, kanë trafikuar në vendin tonë, një automjet tip “BMW”, të vjedhur në Suedi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

bmw

Sondazh

Poll