Sport

VIDEO / Ju deshën 8 vite Arsenalit të mësonte si mundet Manchester City

Arsenali arrin fitoren e 100-të përball Citizens në historikun e përballjeve të tyre.

8 Tetor 2023, 19:28 Nga DOSJA
VIDEO / Ju deshën 8 vite Arsenalit të mësonte si mundet

ANGLI - Arsenali rikthehet të fitojë në Premier League kundër Manchester City në fushën e vet pas 8 vitesh! Skuadra e Mikel Artetës iu fal golit të Gabriel Martinellit për të thyer kampionët në fuqi.

Braziliani dërgoi në ekstazë tifozët e Gunners katër minuta përpara fundit pas një topi të marrë nga Kai Havertz. Gjithashtu i ardhur nga pankina. Vendasit patën edhe fat, pasi gjuajtja e brazilianit u devijua nga Nathan Ake.


Sfida ishte tepër e luftuar, por munguan rastet e pastra për gol. Në fund 1-0 për Arsenalin, që thyen “makthin” Manchester City. E parakalon në renditje skuadrën e Pep Guardiolës dhe ndan kreun e renditjes bashkë me Tottenhamin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll