Sport

VIDEO / Nuk i dha dorën koleges, pezullohet arbitri i Serie A!

Videoja bëri shpejt xhiron e rrjetit dhe Shoqata e Arbitrave në Itali ka vendosur ta pezullojë e ta lërë pa arbitrim në javën e 9.

8 Tetor 2023, 18:23 Nga DOSJA
VIDEO / Nuk i dha dorën koleges, pezullohet arbitri i Serie A!

ITALI - Arbitri i Serisë A Luca Sacchi do të pezullohet për një javë. Shkak është bërë mungesa e dhënies së dorës ndaj koleges së tij, arbitre anësore në ndeshjen mes Lecces dhe Sassuolos mbrëmjen e të premtes.

Arbitri vendoset në krye të grupit të futbollistëve që ishin gati për të dalë në fushë dhe zgjat dorën për të takuar kapitenin e Lecces, por refuzon atë të arbitres anësore.

Videoja bëri shpejt xhiron e rrjetit dhe Shoqata e Arbitrave në Itali ka vendosur ta pezullojë e ta lërë pa arbitrim në javën e 9.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll