Aktualitet

Sherr mes të rinjve në Korçë/ 14-vjeçari goditet me sende të forta në kokë, dërgohet në gjendje të rëndë në Tiranë

Burime nga spitali bëjnë me dije se 14-vjeçari ndodhet në reaminacion dhe pritet të dërgohet drejt kryeqytetit për mjekim të specializuar.

8 Tetor 2023, 22:05 Nga a.l
Sherr mes të rinjve në Korçë/ 14-vjeçari goditet me
Ambulanca

KORÇË- Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme në Korçë. Një 14-vjeçar ka mbërritur në spitalin rajonal të Korçës me fraktura të rënda në kafkë.

I mituri është konfliktuar me persona të tjerë, të cilët e kanë goditur me sende të forta në kokë duke e dëmtuar rëndë. Burime nga spitali bëjnë me dije se 14-vjeçari ndodhet në reaminacion dhe pritet të dërgohet drejt kryeqytetit për mjekim të specializuar.

Ndërkaq, Policia e ka konfirmuar rastin.

plagosje ne korce

Sondazh

Poll