Aktualitet

'Ai maskara po jeton me gjakun e djalit tonë'/ Familjarja e 3-vjeçarit të ndjerë, Brian: Na ndodhi ne, mos i ndodhtë askujt

Familjarja mori pjesë në tubimin sensibilizues pasditen e sotme në kujtim të të miturit, ndërsa dënoi neglizhencën e mjekut që kreu ndërhyrjen tek 3-vjeçari. 

8 Tetor 2023, 18:39 Nga a.l
'Ai maskara po jeton me gjakun e djalit tonë'/ Familjarja e
Protestuesja

TIRANË- E tronditur për humbjen e vogëlushit 3-vjeçar, një e afërme e familjes Spahiu kërkon drejtësi për vdekjen e të miturit. Familjarja mori pjesë në tubimin sensibilizues pasditen e sotme në kujtim të të miturit, ndërsa dënoi neglizhencën e mjekut që kreu ndërhyrjen tek 3-vjeçari. 

‘Kjo që na ndodhi neve mos i ndodhtë askujt. Ai të marrë dënimin që meriton, se ne fëmijët se kemi më. Ai maskara po jeton me gjakun e djalit tonë. Duam drejtësi", tha familjarja.

Si ndodhi ngjarja?

I mituri është dërguar nga familjarët në një klinikë dentare për disa shërbime. Pasi mjeku, Roland Xhaxho i ka bërë grafinë, u ka thënë prindërve se fëmija ka 13 apo 14 dhëmbë për rregullim. Për shkak të numrit të lartë është vendosur që të kryhet operimi me narkozë. Pas një operacioni që zgjati shumë orë, djali nuk është zgjuar më dhe është dërguar në shtëpi, sepse mjeku iu ka thënë familjarëve se do të zgjohet më vonë. Në shtëpi ai ka shfaqur probleme dhe rritje temperature dhe është dërguar në pediatri ku ka qëndruar në gjendje kome për 2 ditë dhe ka ndërruar jetë. Trupi i të miturit është dërguar në morg për tu kryer autopsia. Për ngjarjen e rëndë familjarët bëjnë fajtor mjekun dhe vajzën e tij, Ina Xaxho. Daja i 3-vjeçarit tha se mjeket bënë ta pamundurën për ta shpëtuar por ishte vonë pasi i ishte helmuar mëlçia. Ai ka thënë se vrasësit janë Roland dhe Ina Xhaxho, dhe se do të bëjnë të pamundurën që ata të mos e kalojnë kaq lehtë. Gjithashtu ata kanë akuzuar dentistin për manipulim të ngjarjes. Mjeku 70-vjeçar është proceduar penalisht për ngjarjen. Xhaxho ka deklaruar se procedura e ndërhyrjes ka qenë sipas protokolleve ndërkombëtare dhe se fëmija nga klinika ka dalë i zgjuar në krahët e të atit

brian spahiu

Sondazh

Poll