Aktualitet

Universiteti Politeknik i Tiranës, vishet me flamurin e Izraelit, Rama: Lutjet tona janë me familjet e viktimave të sulmit mizor terrorist

Rama shpreh solidarizimin me popullin izraelit ndërsa e konsideron sulmin terrorist.

8 Tetor 2023, 21:21 Nga a.l
Universiteti Politeknik i Tiranës, vishet me flamurin e Izraelit, Rama:
Izrael

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me tensionet e luftës Palestinë-Izrael që nisën një ditë më parë dhe kanë lënë të vrarë më shumë se 700 persona e mijëra të plagosur. Kreu i qeverisë, ka ndarë një foto të flamurit izraelit në fasadën e goditës së Universitetit të Politeknikut në Tiranë. Rama shpreh solidarizimin me popullin izraelit ndërsa e konsideron sulmin terrorist.

‘Shqipëria qëndron me IZRAELIN. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave të sulmit mizor terrorist dhe të njerëzve të pafajshëm të marrë peng nga terroristët',  tha Rama.

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme janë evakuuar 40 studentë shqiptarë nga Tel Avivi ndërsa ministria e Jashtme njofton se do të ketë fluturime të tjera të posaçme në ditët në vijim.

Grupi militant i Hamasit që sundon Rripin e Gazës kreu një sulm vdekjeprurës me shumë fronte në Izrael të shtunën në mëngjes, duke vrarë të paktën 400 izraelitë dhe duke rrëmbyer disa të tjerë. Ndërsa luftëtarët e Hamasit hodhën mijëra raketa dhe depërtuan në kufirin e fortifikuar të shtetit hebre në disa vende, sulmi hakmarrës nga Izraeli deri më tani ka marrë më shumë se 700 jetë në Rripin e Gazës.

konflikti izrael-palestine

Sondazh

Poll