Aktualitet

Vari të gjallë shqiponjën/ Reagon policia: Po punohet për identifikimin e autorit

Në videon e publikuar në rrjete sociale shihej aktivistja së bashku me një efektiv policie, të cilët kanë liruar shqiponjën nga gardhi ku e kishin lidhur.

8 Tetor 2023, 17:18 Nga r.ll
Vari të gjallë shqiponjën/ Reagon policia: Po punohet për
foto ilustruese

PËRMET- Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Buhal të Përmetit, ku një aktiviste kishte gjetur një shqiponjë të plagosur dhe të lidhur në një gardh. 

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe policia ku përmes një njoftimi thotë se po punon për të gjetur dhe për të vënë në pranga autorin.

Në videon e publikuar në rrjete sociale shihej aktivistja së bashku me një efektiv policie, të cilët kanë liruar shqiponjën nga gardhi ku e kishin lidhur.

NJOFTIMI I POLICISË:

Përmet

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, specialistët e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura  dhe një veteriner, i shkojnë në ndihmë një shpendi (shqiponjë) që ishte keqtrajtuar në fshatin Buhal, rast për të cilin Policia u njoftua nga shtetasja S. L.

Vijon puna për identifikimin e shtetasit që ka plagosur dhe ka lidhur shpendin, në një portë, me qëllim balsamosjen të gjallë.

Rasti, me një impakt të lartë publik në rrjetet sociale, u vlerësua me seriozitet dhe menjëherë nga shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin e këtij krimi që parashikohet dhe ndëshkohet nga neni 207/c i Kodit Penal.

Shpendi (shqiponja), aktualisht po merr ndihmë të specializuar mjekësore nga veterineri, i cili ka asistuar shërbimet e Policisë, gjatë veprimeve për lirimin e shpendit, nga porta ku ishte lidhur.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo paligjshmëri që ata hasin. Reagimi ndaj të gjitha denoncimeve do të jetë i menjëhershëm dhe konform ligjeve.

permet

Sondazh

Poll