Aktualitet

Konflikti i përgjakshëm palestino-izraelit/ Ministria e Jashtme: Vjen avioni i parë me 40 shqiptarë që u larguan nga Izraeli

Pasagjerët u pritën dhe u përshëndetën nga Ministri Igli Hasani.

8 Tetor 2023, 20:46 Nga a.l
Konflikti i përgjakshëm palestino-izraelit/  Ministria e Jashtme: Vjen
Avioni

TIRANË-  Një grup me 40 shqiptarë janë evakuuar mbrëmjen e sotme nga Tel Avivi në Tiranë. Sipas njoftimit nga ministria e Jashtme, avioni ‘Fishta’ i ‘Air Albania’ u nis nga Tel Avivi me shtetas shqiptarë, nga Kosova por edhe nga Maqedonia e Veriut. Avioni mbërriti në Rinas rreth orës 18:30. Pasagjerët u pritën dhe u përshëndetën nga Ministri Igli Hasani. Në njoftim thuhet gjithashtu se, do të ketë evakuime edhe në ditët në vijim.

"Sot në mbrëmje ka mbërritur avioni i parë me qytetarë shqiptarë të cilët kanë kërkuar të largohen nga Izraeli pas shpalljes së gjendjes së luftës. Avioni “Air Albania” me 40 pasagjerë, mes të cilëve edhe shtetas nga vendet e rajonit si Kosovë, Maqedonia e Veriut", thuhet në njoftim.

Militantët palestinezë të Hamasit sulmuan papritur Izraelin nga Rripi i Gazës më 7 tetor - gjë që nxiti reagimin e menjëhershëm të ushtrisë izraelite me sulme ajrore. Zyrtarët në Izrael raportuan për më shumë se 600 njerëz të vrarë, ndërsa ata në Rripin e Gazës thanë se së paku 370 veta janë vrarë dhe mbi 2.000 të tjerë janë plagosur në konfliktin që vazhdon.

konflikti izrael-palestine

Sondazh

Poll