Aktualitet

VIDEO/ E rëndë në Përmet, gjendet shqiponja e plagosur dhe e lidhur për së gjalli

Ngjarja ka ndodhur në zonën e fshatit Buhalit në Përmet dhe është publikuar në rrjetet sociale nga një aktiviste për mbrojtjen e kafshëve.

8 Tetor 2023, 16:27 Nga r.ll
VIDEO/ E rëndë në Përmet, gjendet shqiponja e plagosur dhe e
foto ilustruese

PËRMET- Një video e rëndë po qarkullon në rrjet, ku duket një shqiponjë që mbahet e lidhur dhe e gjakosur në një gardh metalik.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e fshatit Buhalit në Përmet dhe është publikuar në rrjetet sociale nga një aktiviste për mbrojtjen e kafshëve. Në videon e publikuar shihet aktivistja së bashku me një efektiv policie, të cilët kanë liruar shqiponjën nga gardhi ku e kishin lidhur.

POSTIMI I PLOTË:

E RËNDË NË BUHAL/ Kanë plagosur shqiponjën dhe e kanë lidhur për ta ngordhur

Suela Luarasi, një aktiviste e njohur për mbrojtjen e kafshëve dhe shpendëve sot gjatë vizitës së saj në fshatin Buhal të Përmetit ka gjetur një shqiponjë mali të plagosur e të lidhur për së gjalli. Ky akt kriminal duhet të na turpërojë të gjithëve e u bëjmë thirrje Agjencisë së Zonave të Mbrojtura të hapin telefonat e të reagojnë urgjentisht!

permet

Sondazh

Poll