Aktualitet

Foshnja humbi jetën në spital, prindërit kallëzim në Prokurori për drejtoreshën e QSUT-së: Nuk kishte ilaçe dhe aparatura

Në kallëzimin penal, thuhet se në spital mungonin ilaçet dhe aparaturat e duhura

7 Tetor 2023, 16:19 Nga I.A
Foshnja humbi jetën në spital, prindërit kallëzim në
QSUT

TIRANË- Prindërit e foshnjes 9-ditëshe që humbi jetën në QSUT, pas një ndërhyrje në zemër kanë bërë kallëzim në Prokurori. Mësohet se prindërit, kanë kallëzuar në prokurori drejtoreshën e QSUT-së, Albana Fico, si dhe drejtoresha e maternitetit E. Demaliaj. Në kallëzimin penal, thuhet se në spital mungonin ilaçet dhe aparaturat e duhura

“Në spital mungonin ilaçet dhe aparaturat e duhura. Djali kishte transpozicion të enëve të zemrës dhe duhej ndërhyrje e menjëhershme kirurgjikale. Nuk kishte as sallë operimi për fëmijë, as specialistë. Ilaçi që mund të trajtohej përkohësisht mungonte si në QSUT ashtu edhe në maternitet. Ndërhyrja djalit iu bë në repartin e kardiologjisë. Operacioni zgjati 5 orë dhe doli me sukses dhe mjeku më tha që duhet të urinonte që të pastrohej. Spitali nuk dispononte aparaturat e duhura dhe kjo solli rëndim më shumë të gjendjes së djalit. Djali ndërroi jetë në orën 05:00 të 25 gushtit”, ka thënë babai i foshnjës.

albana fico qsut

Sondazh

Poll