Aktualitet

Kaloi kufirin grek me 42 kg marijuanë, vendoset në pranga 31 -vjeçari shqptar

Policia ka evidentuar automjetin dhe ka ushtruar kontroll, ku kanë sekuestruar 2 çanta që përmbanin 40 pako me 42 kg e 700 gramë marijuanë.

7 Tetor 2023, 14:10 Nga h.k
Kaloi kufirin grek me 42 kg marijuanë, vendoset në pranga 31
Pamje nga automjeti i sekuestruar

SELANIK-Një 31-vjeçar shqiptar Juxhin Lumani është vendosur në pranga nga policia greke e Kosturit për trafikim të lëndëve narkotike. I riu shqiptar mendohet se ka ardhur nga kufiri greko-shqiptar me destinancion Selanikun.

Policia ka evidentuar automjetin dhe ka ushtruar kontroll, ku kanë sekuestruar 2 çanta që përmbanin 40 pako me 42 kg e 700 gramë marijuanë. Është ushtruar kontroll në banesën e tij në Selanik, ku u gjet një sasi e vogël marijuane. U sekuestrua automjeti i transportit, 1 celular me 1 kartë SIM dhe 55 euro.

31 vjecari kapet ne selanik juxhin lumani

Sondazh

Poll