Aktualitet

“Dëmi 2 milionë euro”/ GJKKO dënon kryebashkiakun socialist, dënohet me 1 vit burg (EMRI)

Ish kryebashkiaku ka qenë përfaqësues i pushtetit lokal i zgjedhur nga Partia Socialiste. Në akuzën e tij thuhej se ka lejuar hapjen e një rruge prej 1.8 kilometrash, nismë kjo e një subjekti privat, në formën e abuzimit.

7 Tetor 2023, 10:07 Nga h.k
“Dëmi 2 milionë euro”/ GJKKO dënon kryebashkiakun
Fran Tuci

TIRANË-Fran Tuci ish Kryetari i Bashkisë së Fushë-Arrëzit ka marrë dënimin ditën e sotme për akuzën për shpërdorim detyre. Tuci është dënuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me 1 vit burg.

Ish kryebashkiaku ka qenë përfaqësues i pushtetit lokal i zgjedhur nga Partia Socialiste. Në akuzën e tij thuhej se ka lejuar hapjen e një rruge prej 1.8 kilometrash, nismë kjo e një subjekti privat, në formën e abuzimit.

Tucit i është reduktuar dënimi në 1 vit burg për shkakt të gjykimit të shkurtuar dhe nga ana tjetër GJKKO ka marrë vendim dhe heqjen e tij për 5 vjet nga e drejta për të ushtruar funksione publike. Të përfshirë në akuzë kanë qenë dhe ish administrator i njësisë Iballë, Ndoc Marku i cili gjithashtu akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “shkatërrim prone”.

Dëmi i krijuar nga abuzimi nuk llogaritet vetëm në vlerën e lekëve por edhe në dëmtimin e terrenit dhe shpyllëzimin e paligjshëm.

 

fran tuci

Sondazh

Poll