Aktualitet

Bie nga arra, humbi jetën 64-vjeçari në Korçë

Mësohet se i moshuari ka rënë nga një pemë dhe për shkak të lartësisë ka humbur jetën.

7 Tetor 2023, 16:16 Nga I.A
Bie nga arra, humbi jetën 64-vjeçari në Korçë
Foto Ilustruese

KORÇË- Një 64-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Korçë. Mësohet se i moshuari ka rënë nga një pemë dhe për shkak të lartësisë ka humbur jetën. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak Sot rreth orës 15:15, në fshatin Krushovë, Korçë, shtetasi E. Z., rreth 64 vjeç, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga një pemë (arrë) dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

policia e korces

Sondazh

Poll