Aktualitet

Shqiptari në Londër dënohet për vrasjen e atdhetarit të tij

Shpendi Hakili, 38 vjeç, u burgos sot pasi u shpall fajtor për vrasje në Maidstone Crown Court.

7 Tetor 2023, 11:02 Nga h.k
Shqiptari në Londër dënohet për vrasjen e atdhetarit të
Shpend Hakili

ANGLI-Shpend Hakili është burgosur për gjashtë vjet e gjysmë pasi sulmit ndaj një bashkëtdhetari të cilit i shkaktoi vdekjen. Shpendi Hakili, 38 vjeç, u burgos sot pasi u shpall fajtor për vrasje në Maidstone Crown Court.

Hakili kishte mohuar të kishte shkaktuar vdekjen e Sazan Bakos, i cili ishte i njohur për të, në Cuxton Road, Strood rreth orës 20:45 të datës 20 nëntor. Bako, nga Maidstone, ishte përfshirë në një debat me Hakilin, nga Glasgou. Goditja e fortë ka bërë që 35-vjeçari të bjerë mbrapsht dhe të përplaset me kokë në trotuar. Ai vdiq në spital tre javë më vonë, raportojnë mediat angleze. 

Pas incidentit, oficerët nga Drejtoria e Krimeve të Rënda të Kent dhe Essex nisën një hetim dhe fillimisht arrestuan dy persona në lidhje me ngjarjen. Më vonë ata u liruan pa akuzë. Detektivët vazhduan hetimet dhe në mars 2023, shqiptari Hakili, dikur i Ëoodstock Road, Strood u arrestua në Francë. Më vonë ai u akuzua për vrasje nga pakujdesia.

vrasje shqiptari ne angli shpend hakili

Sondazh

Poll