Sport

Manchester United mesazh Sir Fergusonit: “Ajo ishte një grua, nënë, motër, e dashur dhe e mbështeti Alex gjatë gjithë karrierës”

Telegrame ngushëllimi për trajnerin e famshëm skocez po vijnë nga e gjithë bota dhe ka njoftuar edhe ish-klubi i tij Manchester United, në krye të të cilit kaloi gati tre dekada.

6 Tetor 2023, 21:09 Nga DOSJA
Manchester United mesazh Sir Fergusonit: “Ajo ishte një grua,

ANGLI - Trajneri legjendar i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka humbur gruan e tij, Cathy, në moshën 84-vjeçare.

Telegrame ngushëllimi për trajnerin e famshëm skocez po vijnë nga e gjithë bota dhe ka njoftuar edhe ish-klubi i tij Manchester United, në krye të të cilit kaloi gati tre dekada.

"Të gjithë në Manchester United i dërgojnë ngushëllimet tona të sinqerta Sir Alex Ferguson dhe familjes së tij për vdekjen e Lady Cathy. Ajo ishte një grua, nënë, motër, gjyshe dhe stërgjyshe e dashur dhe e mbështeti Sir Alex gjatë gjithë karrierës së tij," tha United në një deklaratë .

Sir Alex dhe Cathy janë të martuar për më shumë se 60 vjet dhe kanë tre djem, Mark, dhe binjakët Darren dhe Jason. Ferguson ishte në krye të Manchester United nga nëntori 1986 deri në maj 2013.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll