Sport

Marco Rose ironizon për Kupën e Botës 2030: "Një ditë do të luajmë në Everest"...

Pas ndeshjes kundër Manchester Cityt (1-3) të mërkurën, Marco Rose foli edhe për zgjedhjen e një Botërori 2030 në tre kontinente. Trajneri i RB Leipzig ishte shumë kritik.

5 Tetor 2023, 16:31 Nga DOSJA
Marco Rose ironizon për Kupën e Botës 2030: "Një

GJERMANI - Pas ndeshjes ndaj Manchester Cityt, e dyta për Champions League në grup, trajneri i Leipzigut, Marco Rose, është pyetur edhe për Kupën e Botës, e cila do të zhvillohet në tri kontinentente dhe gjashtë shtete. 

“Siç mund ta shihni, edhe unë jam shumë i befasuar. Por mendimi im i parë ishte ajo që them gjithmonë, për shumë gjëra. Shtrëngojmë dhe shtrëngojmë vidën, gjejmë gjëra të reja, diçka të veçantë këtu, diçka ndryshe atje. Dhe në një moment, mesa duket do të luajmë edhe në Everest, sepse mund të krijojmë një shesh lojrash atje dhe ta tregtojmë atë.

Periudha kur një vend mund të priste me padurim organizimin e një Botërori, apo edhe dy, ishte shumë më e mirë. Austria dhe Gjermania pritën Euron. Mund ta festonim, ishte e lehtë të organizohej dhe kishte rrugë të shkurtra, të cilat ndoshta nuk do të përsëriten më. Duket se nuk jemi në fund të kësaj spiraleje. Dhe unë mendoj se është një turp, madje edhe marrëzi që veprohet kështu”. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll