Sport

Europa League zbret në fushat e futbollit! Rikthehen sfidat e dyta… ja kalendari

Spektakli dhe emocionet e futbollit të europian, vazhdojnë sot me Europa League

5 Tetor 2023, 15:42 Nga DOSJA

TIRANE - Pas një pauze dyjavore, një nga kompeticionet më të rëndësishme të kontinentit do të luajë sot aktin e dytë të përballjeve, pas surprizave të shumta në ndeshjet e para të edicionit 2023-24.

Emrat e mëdhenj të kontinentit si Liverpool, Roma dhe Marseille, do të zbresin sërish në fushën e lojës për të hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.

Ndeshjet startojnë në orën 18:45 për të ngritur siparin me një përballje tejet interesante si Sporting-Atalanta. Përballen me njëra-tjetrën dy skuadrat më të mira të Grupit “D”, që e nisën mbarë rrugëtimin europian me fitore në ndeshjet e para. Në Lisbonë synohet vazhdimësia nga të dyja skuadrat, që aplikojnë një stil të bukur loje dhe e sigurt është që emocionet nuk do të mungojnë.

Një ndeshje ku dominon stili i lojës ofensiv, ia lë vendin një tjetre në 18:45, siç është takimi mes Marseille - Brighton. Skuadra angleze e drejtuar nga De Zerbi ka spikatur në Premier League me lojën atraktive, por kualitetin duhet ta vërtetojë edhe në Europë.

Eliminimi nga Carabao Cup dhe disfata në ndeshjen e parë ndaj AEK-ut të Athinë duhet të shërbejë si motivim ekstra për të dhënë maksimumin në këtë përballje. Por asgjë nuk do të jetë e lehtë ndaj Marseille, që tanimë drejtohet nga Gennaro Gatusso, me ish-mesfushorin që do të synojë ta nisë me sukses me marsejezët dhe të prevalojë ndaj homologut të tij italian, Roberto de Zerbi.

Ndeshjet në këtë mbrëmje europiane do të kulmojnë me sfidat e orës 21:00 të Liverpoolit dhe Romës. Liverpool do të presë në “Anfield” skuadrën belge të Union Sainte-Gilloise dhe do të kërkojë të dytën fitore në po kaq ndeshje. “The Reds” triumfuan me përmbysje në takimin e parë ndaj austriakëve të Linz dhe nuk dëshirojnë t’i lënë vend surprizave në Angli.

Roma e Jose Mourinhos kërkon të konfirmojë ecurinë e mirë me anë të një tjetër fitoreje. Verdhekuqtë fituan ndeshjen e parë ndaj Sheriff Tiraspol me shumë vështirësi, ndërsa në Olimpico sonte do të presin modestët zviceranë të Servette.

Ja kalendari i ndeshjeve të sotme:

Europa League zbret në fushat e futbollit! Rikthehen sfidat e dyta…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll