Sport

Lewandowski ka dëmtuar kaviljen e majtë, do të mungojë për Poloninë dhe 'El Clasicon'

I dëmtuar në Porto (1-0) të mërkurën në Champions League, sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski vuan nga një ndrydhje në kyçin e këmbës së majtë dhe mund të humbasë disa javë gara, duke përfshirë “El Clasico” kundër Real Madridit (28 tetor).

5 Tetor 2023, 15:23 Nga DOSJA
Lewandowski ka dëmtuar kaviljen e majtë, do të mungojë
Robert Lewandowski u ndal nga mbrojtësi i FC Porto, David Carmo, të mërkurën në Champions League

SPANJE - I dëmtuar në ndeshjen në Porto (1-0), të mërkurën për Champions League, sulmuesi i FC Barcelonës, Robert Lewandowski, vuan nga një ndrydhje e këmbës së majtë, konfirmoi klubi katalanas këtë të enjte.

Në të thuhet, se ai mund të humbasë disa javë garë, përfshirë “El Clasico” kundër Realit Madridit.  Barça nuk specifikoi kohëzgjatjen e mungesës së sulmuesit të saj polak (35 vjet), por Lewandowski mund të jetë i padisponueshëm për një muaj, sipas shtypit spanjol.

Kësisoj ai do të humbasë takimin e radhës të La Ligës në Granada këtë të dielë, por veçanërisht mendohet se ai nuk do të jetë edhe në “El Clasico” kundër Real Madridit më 28 tetor. Lewandowski nuk do të mund t'i bashkohet kombëtares së tij javën e ardhshme për ndeshjet kualifikuese për “Euro 2024”.

Ish-sulmuesi i Bayern Munichut u zëvendësua nga Ferran Torres në minutën e 34-t të fitores 1-0 të katalanasve ndaj Portos, pas një ndërhyrjeje nga mbrojtësi portugez David Carmo minuta më parë. Kjo është një tjetër goditje e rëndë për trajnerin katalanas Xavi, tashmë të privuar nga tre lojtarët kryesorë, Pedri, Frenkie de Jong dhe Raphinha, të cilët janë gjithashtu të dëmtuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll