Aktualitet

Arrestohen 18 ish-zyrtarët e Kadastrës në Durrës, Policia: Tjetërsuan 68 mijë metër tokë, janë pjesë e një grupi krim

25 Tetor 2019, 08:05 Nga DOSJA
Arrestohen 18 ish-zyrtarët e Kadastrës në Durrës, Policia:

DURRËS- Me urdhër të Prokurorisë së Durrësit dhe me vendim të gjykatës, 18 ish-punonjës të Kadastrës së Durrësit kanë përfunduar në pranga dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim. Sipas informacioneve mësohet se të gjithë ish-punoniësit akuzohen për tjetërsimin e disa pronave në Ishëm dhe në Rodon, ku sipërfaqja e tokës është 68 000 m2.

Mësohet se ish-zyrtarët që kanë rënë në pranga janë topografë,  hartografë, juristë, specialistë dhe ish-drejtues për tjetërsim pronash, po ashtu i arrestuar ka mbetur dhe ish-kryetari i Komunës Ishëm.

Dosja.al ka mësuar se ish-zyrtarët e arrestuar janë:  Ardian Iljazaj, Ardi Kona, Bledar Zerba, Rovin Zeqja, Malvina Deçka, Enver Shima, Lafit Mullai, Algert Rapi, Gjon Proja, Albert Doda, Lekë Ndoj, Ledi Bushi, Gjon Bushi, Anila Çunaj, Sulejman Ibrahimi, Shaqir Aruçi, Dorian Gollaj.

Policia bën me dije se në veprimtarinë e tjetërsimit të ploranve janë përfshirë ish-punonjës të ish-komunës Ishëm dhe ish-punonjës të Zyrës së Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, të cilët duke shpërdoruar detyrën kanë kryer veprime korruptive kundrejt shumave monetare, në periudha kohore të ndryshme nga vitit 2013 – 2018. Po ashtu blutë e Durrësit shtojnë se këta persona kanë ndihmuar pjesëtarët e këtij grupi kriminal duke shfrytëzuar të dhënat që dispononin për shkak të detyrës në përpilimin e dokumenteve të falsifikuara.

AKUZAT

Të gjithë zyrtarët e arrestuar do të qëndrojnë në burg, pasi gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg, pasi mbi ta rëndojnë disa akzua si: “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojne funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi”, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal, të kryer në bashkëpunim”, vepra penale të parashikuara nga nenet 186, 248, 259, 287/b dhe 25 të Kodit Penal.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 18 te arrestuar ne durres arrestohen zyrtaret e kadastres se durresit kadastra e durresit lush osmani operacioni rodoni sulejman ibrahimi tjetersimi i pronave ne durres 18 te arrestuar ne durres arrestohen zyrtaret e kadastres se durresit kadastra e durresit lush osmani operacioni rodoni sulejman ibrahimi tjetersimi i pronave ne durres

Sondazh

Poll