Aktualitet

Administrativja i rrëzon padinë, kandidati për Kruprokuror: Vendimi është precedent i rrezikshëm

25 Tetor 2019, 09:05 Nga DOSJA
Administrativja i rrëzon padinë, kandidati për Kruprokuror:

TIRANË– Ditën e sotme Lulzim Alushaj u skualifikua nga gara për krye-prokuror, pasi Apeli i Gjykatës Administrative hodhi poshtë padinë e tij, duke u zhbllokuar kështu gara për Prokuror të Përgjithshëm.

Në lidhje me këtë vendim Lulzim Alushaj u shpreh se KLP ka shkelur afatin ligjor dhe se  se vendimi është precedent i rrezikshëm.

“Sot u shpall despozitivi, që është vendim për rrëzimin e kërkesë-padisë. Unë nuk u mora me procese anti-gjyqësore, por me diskutime dhe çështja të prokurorisë. Vendimmarrja e KLP është e cënuar jo ligjore dhje do të ketë pasoja. Është precedent i rrezikshëm. I bie që afatet ligjore t’i ndryshoni sipas interesit. KLP më kërkoi dokumente shtesë, që ishte për Formularin e Autoritetit të Dosjeve. Ka qenë një garë jo ligjore për faktin sepse për kandidatë të caktuar është shtyrë afati, ndërsa për mua është marrë i mirëqenë ai. Është precedent i rrezikshëm, ku qytetarët mund të përballen me shkelje të ndryshme. Unë do e ankimojë këtë vend”, u shpreh Alushaj.

Avokati Lulzim Alushaj u skualifikua nga KLP nga gara për kryeprokuror, pasi nuk plotësonte kushtin e pasjes 15 vjet përvojë pune si jurist. Alushaj e ankimoi vendimin për përjashtimin nga gara duke paditur Këshillin e Lartë të Prokurorisë në “Administrative.”

(J.V. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gara për kryeprokuror lulzim alushaj gara për kryeprokuror lulzim alushaj

Sondazh

Poll