Bota

Trump shënjestron mediat “fake”, ideja e re që propozon prek “New York Times” dhe “Washington Post”

25 Tetor 2019, 10:49 Nga DOSJA
Trump shënjestron mediat “fake”, ideja e re që propozon

SHBA- Mediat kritike kanë qenë halë në sy për Trump. Ideja e tij e fundit: Institucionet federale amerikane do të detyrohen të përfundojnë abonime të caktuara. Të prekura nga kjo masë janë “New York Times” e “Washington Post”. Presidenti amerikan, Donald Trump i ka cilësuar si “New York Times”, edhe “Washington Post” si “armiq të popullit”. Tani Shtëpia e Bardhë dëshiron që institucionet federale amerikane të mos i marrin më përmes abonimit gazeta të tilla. “Moszgjatja e abonimit të këtyre institucioneve federale do të thotë një kursim kostoje për taksapaguesin, qindra mijëra dollarë,” bëri të ditur zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham.

Në komunikatën për shtyp nuk bëhet e qartë, se si do ta zbatojnë këtë konkretisht institucionet amerikane. “Wall Street Journal” raportoi në bazë të informatave nga qarqe qeveritare, se Shtëpia e Bardhë po përgatit një urdhëresë për autoritetet federale, sipas të cilës nuk do të zgjatet më abonimi për dy gazetat e njohura amerikane. Sipas agjencisë, AFP, Shtëpia e Bardhë i ka anuluar ndërkohë abonimet e saj.

Kritikët: Përhapësi më i madh i lajmeve “fake”, vetë Donald Trump

Mediat që raportojnë në mënyrë kritike për të, “New York Times”, “Washington Post” e të tjera, Trump i akuzon se e trajtojnë atë “në mënyrë të tmerrshme”, dhe se përhapin “lajme të rreme”. Por kritikët e fajësojnë Trump, se ai vetë është përhapësi më i madh i “lajmeve të rreme”. Sipas verifikuesve të fakteve në “Washington Post”, Trump në afër 1000 ditët e qeverisjes ka bërë 13.435 pohime të gabuara apo çorientuese. Trump i tha televizionit të preferuar prej tij, Fox News, se “New York Times” është “një gazetë fake”, që ai nuk e do më në Shtëpinë e Bardhë. Të dyja gazetat gëzojnë një prestigj të madh ndërkombëtar./ marrë nga DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump mediat fake shba donald trump mediat fake shba

Sondazh

Poll

Bota 25 Tetor 2019, 06:11

Frikë dhe panik, tjetër tërmet shkund Greqinë

GREQI- Një tërmet 4.6 righter ka rënë sërish në Greqi. Këtë herë epiqendra ka qenë në Rodos. Sipas të dhënave nga Instituti Evropian Mesdhetar tërmeti ka rënë r...