Bota

Pamje rrëqethëse/ Policët heronj po i kthenin fëmijën në jetë, minuta tmerri për nënën (VD)

25 Tetor 2019, 08:16 Nga DOSJA
Pamje rrëqethëse/ Policët heronj po i kthenin fëmijën

SHBA- Fëmija i saj ishte në një moment jetë a vdekje. Nëna e re nga Florida vrapoi e tmerruar drejt policisë për të kërkuar ndihmë, pasi fëmija i saj po mbytej nga një copë biskotë. Oficerët e policisë i erdhën menjëherë në ndihmë dhe arritën ta shpëtonin fëmijën.

Oficerët menjëherë kanë dhënë ndihmën e parë, fillimisht e kthyen fëmijën përmbys dhe e goditën në shpinë dhe më pas e kthyen në kurriz duke i bërë masazhe në kraharor. Më në fund pas ndihmës së parë fëmija arriti të marrë frymë. Kur mbërriti ambulanca e morën fëmijën dhe e dërguan drejt spitalit.


E gjithë kjo skenë tmerri është zhvilluar para syve të nënës së fëmijës. Ajo tregon se i vogli i saj është shumë mirë falë atyre oficerëve të cilët vepruan shpejt. “Ai nuk ka humbur asnjë rrahje zemre dhe u rikthye shumë shpejt“, tha nëna Amanda Zimmerman.

Por çfarë duhet të bëjnë të tjerët nëse hasin një fëmijë të mbytur?

Instruktori i CPR Shane Woodall në New York tregoi se çfarë duhet të bëjmë nëse e gjejmë veten në të njëjtën situatë të ngjashme. “Fillimisht duhe të godisni lehte mes shpatullave të fëmijës për të nxjerrë objetin jashtë”, tregoi ai.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota florida mbytet femija florida mbytet femija

Sondazh

Poll

Bota 25 Tetor 2019, 06:11

Frikë dhe panik, tjetër tërmet shkund Greqinë

GREQI- Një tërmet 4.6 righter ka rënë sërish në Greqi. Këtë herë epiqendra ka qenë në Rodos. Sipas të dhënave nga Instituti Evropian Mesdhetar tërmeti ka rënë r...